Nje arbitre nga Ukraina eshte caktuar nga UEFA per te vendosur drejtesi mbremjen e se premtes ne stadiumin “Ludowy” te qytetit Sosnowiec ne Poloni ne ndeshjen finale te turit te pare te “UEFA Women Champions League” ne mes Vllaznise dhe fitueses se çiftit Ferencvarosh- Czarni.

33 vjeçarja ka nje pervoje si ne futbollin europian, ashtu edhe ne ate te vendit te saj ku ka drejtuar shume ndeshje si tek femrat, ashtu edhe ne kampionatet e moshave.

Ajo do te kete ndihmen e dy asistenteve, njera nga Sllovakia- Pastorekova Obertova dhe tjetra nga Ukraina- Oleksandra Vdovina. Nderkohe vezhguese e arbitreve do te jete turkia Dilan Deniz Gokcek Iscan.

Sakaq, institucioni i futbollit europian ka caktuar si delegate te tij per kete ndeshje rumunen Roxana Berceanu. Tek Vllaznia shpresojne shume qe gjithçka te shkoje mire sa i takon arbitrimit dhe ne fushe te fitoje me i miri.