Dikujt në zyrat e UEFA-s i pëlqejnë shumë shqiptaret, ose më saktësisht këngëtaret shqiptare.
Pas ditë pasi u zyrtarizua emri i Dua Lipa si këngëtarja që do të marrë pjesë në ceremoninë e hapjes të finales së Ligës së Kampioneve për të kënaqur publikun ndërkombëtar, UEFA ka zyrtarizuar një tjetër shqiptare si bashkëpunëtoren e organizatës që drejton futbollin në kontinent, këngëtaren Rita Ora.
Këtë radhë nuk bëhet fjalë vetëm për të marrë pjesë në një ceremoni, por në një bashkëpunim të mirëfilltë për të promovuar futbollin e femrave dhe pjesëmarrjen në të.
UEFA do të jetë një nga sponsorët e turit të saj europian, ndërsa ajo vetë do të dhurojë vazhdimisht mbështetje për fushatën “Together #WePlayStrong”.
“Vlerat e kësaj fushate nuk përqendrohen vetëm te futbollit, por të forca e femrave dhe barazia, ndaj isha 100% mbështetëse e kësaj ideja kur mu propozua të krijoja partneritet me UEFA-n”, ishin fjalët e Rita Ora pas zyrtarizimit të kësaj marrëveshje par turit në 13 qytete të ndryshme europiane. /vipsport/