Federata e Futbollit është njohur me vendimet e Komisionit të Etikës dhe Disiplinës në UEFA për ndeshjen Shqipëri – Çeki, e luajtur më 16 nëntor në stadiumin “Arena Kombëtare”.

FSHF është gjobitur me 27, 750 euro për ndezjen e flakadanëve dhe hedhjen e sendeve në fushë.

Vendimet e plota të Komisionit të Etikës dhe Disiplinës në UEFA:

• Të gjobitet Federata Shqiptare e Futbollit me 2, 750 euro për ndezjen e flakadanëve.

• Të gjobitet Federata Shqiptare e Futbollit me 25, 000 euro për hedhjen e sendeve në fushë.

• ⁠Vlera totale e gjobës, prej 27, 750 euro duhet të paguhet brenda 90 ditëve nga komunikimi i këtij vendimi.

Federata e Futbollit u bën thirrje tifozëve që të vazhdojnë të mbështesin Kombëtaren, duke krijuar një atmosferë të ngrohtë dhe pozitive. Njëkohësisht, i fton të tregojnë qytetari dhe respekt përmes sjelljes korrekte ndaj ekipit kundërshtar, për të shmangur çdo situatë që mund të dëmtojë ekipin tonë.