Juventusi është në pritje të vendimit të UEFA-s për sa i përket pjesëmarrjes në Kupat e Europës.

Problemet me financat dhe “Fair Play” kanë bërë që UEFA të nisë një hetim dhe javën e ardhshme me shumë gjasa do të jepet vendimi përfundimtar për fatin e sezonit.

‘Sport Mediaset’ raporton se Juventusi ka depozituar të gjitha dokumentet dhe kërkesat që vendimi të jepet sa më shpejt.

Ata shpresojnë që të marrin një dënim minimal që do t’i linte jashtë Europës vetëm kë sezon ndërkohë që UEFA po planifikon një tjetër skenar.

Ekziston mundësi që UEFA të zgjasë hetimin dhe duke qenë se koha nuk premton shumë, atëherë Juventusi mund të lejohet që luajë në Europë kë sezon dhebardhezinjtë marrin pjesë në Ligën e Konferencës.

Vendimi mund të jepet në një moment të dytë dhe përjashtimi mund të spostohet për sezonin e ardhshëm.

Ky do të ishte një problem i madh për Juventusin duke ditur se të ardhurat e Ligës së Konferencës dhe prestigji nuk e dëmtojnë shumë, aq sa mund ta dëmtonte një kualifikim në Champions dhe përjashtim më pas sezonin e ri.