Klubet e kampionatit holandez (Eredivisie) janë mbledhur sonte për të shtruar në tavolinë paralajmërimin e UEFA-s se nëse pezullohet kampionati.
Institucioni i futbollit europian ka paralajmeruar se nese ndodh keshtu, atëherë nuk do të lejohen që të luajnë në kompeticionet europiane të sezonit të ardhshëm skuadrat që janë kualifikuar për Ligën e Kampioneve dhe Ligën e Europës.
Sipas informacioneve të fundit, futbollistët e dhe drejtuesit e Ajaksit, AZ Alkmarit, Fejnordit, PSV Eindhovenit, etj po mendojnë t’i japin zgjidhje paralajmërimit të qeverisë së futbollit europian për vazhdimin e kampionatit holandez.
Nga ky paralajmërim rrezikon liga belge e futbollit, e cila vendosi të mbyllte kampionatin dhe të njihte si kampion Klub Bryzhin.