Ernest Muçi shkëlqeu me dygolëshin ndaj Aston Vilës, në triumfin 3-2 që skuadra e Legias së Varshavës, arriti në shtëpi në duelin e vlefshëm për grupet e Ligës së Konferencës.

Sulmuesi i Kombëtares kuqezi tundi dy herë rrjetën e kampionit të botës, portierit Martinez, në minutat 26 dhe 51.

Pas përfundimit të sfidës, ai është vlerësuar edhe nga UEFA.

Në faqen zyrtare, është postuar një foto e talentit shqiptar me mbishkrimin: Ernest Muçi on 🔥