UEFA po mendon të ndryshojë rregullat e lojës për merkaton e klubeve të futbollit. Sigurisht, bëhet fjalë sidomos për klubet e mëdha, të cilat zakonisht shkelin normat e Fair Play-t Financiar.
Drejtuesit e futbollit europian po bëhen gati për të reaguar zyrtarisht në lidhje me këtë, duke bërë lehtësime. Pra, klubet do të kenë më shumë mundësi të rimëkëmben pas kësaj krize ekonomike.
Plani është të zgjatet periudha kohore për verifikimin e llogarive të skuadrave. Do të kalohet nga 12 në 24 muaj dhe deficiti i pranueshëm për klubet do të kalojë nga 30 në 60 milionë euro.
Klubet nuk kanë asnjë të ardhur në dy muajt e fundit dhe kjo është arsyeja e këtij lëshimi.