Përveç ndeshjes mbrëmë midis Shqipërisë dhe Polonisë, vëmendje nuk mori vetëm loja, por edhe incidenti me tifozët që hodhën shishe uji në fushë kur u shënua gol nga Polonia në minutën e 77-të.
Një gjest që mund të bënte që takimi të ndërpritej. Ku në një moment arbitri francez Turpin i dërgoi ekipet në dhomat e zhveshjes.
Deri këtu ndoshta arbitri është në rregull, pasi respekton me rigorizitet rregulloren e futbollit. Por, të kthehemi pas në kohë ku shqiptarët ishin viktima.
Ndeshja kundër Serbisë, e luajtur në vitin 2014 në Beograd. Jo vetëm shishe, por sende të forta, fuçia me lëndë plasëse apo edhe nierëz me precendentë penal (Ivan Bogdanovic, kreu i ultrasve serbë) pushtuan fushën e lojës.
Një moment kur u rrezikua edhe jeta e futbollistëve tanë në fushën e lojës. E në ato momente ekipet u dërguan në dhomat e zhveshjes. Por, zyrtarët e Uefa-s dhanë urdhër që ekipet të dilnin sërish në fushë. Në një atmosferë ku më tepër ngjasonte si luftë se sa ndeshje futbolli.
E historia dihet pastaj, ku Shqipëria nuk doli në fushë, dërgoi çështjen në CAS dhe fitoi 3 pikëshin. E ndërsa mbrëmë për 10 shishe, absolutisht aspak të justifikueshme u rreziku që ndeshja të pezullohej. Sërish Uefa me dy standarte në dy situata që ishin si nata me ditën po ti krahasojmë.
Në sytë e qeverisë së futbollit europian sërish të vegjël, por që standarti duhet të jetë i njëjtë për të gjithë. Gjithsesi tifozët nuk duhet të bien kurrë pre e emocioneve sepse më tepër e dëmtojnë se sa e ndihmojnë ekipin kombëtar.
Endri Çinari