Gjibraltari do t’i zhvillojë ndeshjet kualifikuese për Kampionatin Evropian në Portugali. Kjo u konfirmua zyrtarisht nga Federata e Futbollit të atij vendi.

Ky vendim u mor pasi autorizimi i posaçëm i UEFA-s që lejonte Gjibraltarin të luante në stadiumin e vjetëruar Victoria, skadoi.

Puna e rinovimit të atij stadiumi është planifikuar për mesin e vitit 2023, ndaj kjo Kombëtare duhet të gjejë një stadium të ri.

UEFA u tregua disi zemërgjerë, edhe pse stadiumi nuk plotësonte shumë kushte.

Një përjashtim ishte dhënë me kusht që punimet në stadium të nisin në sezonin 2020/21, por për shkak të Korona.virusit, planet u prishën.

UEFA e zgjati afatin, por as ai nuk u respektua. Për këtë arsye ndeshjet e Gjibraltarit që duhej të luheshin në shtëpi, tanimë do të zhvillohen në Portugali.