Teksa ekipi i Skënderbeut mbetet ende në pritje për vendimin e CAS-it, sa i përket fatit të këtij ekipi në lidhje me Europën, nga ana tjetër UEFA nuk ka asnjë dyshim.
Vetëm pak minuta më parë ajo ka publikuar skuadrat shqiptare që do të luajnë në Europë dhe mes tyre nuk përfshihet Skënderbeu.
Teksa duhen edhe 9 ditë për hedhjen e shortet për të dy kompeticionet Europa, qeveria e futbollit europian nuk ka pritur më tepër duke dhënë versionin e saj për ekipet që do të hidhen në short me njëra-tjetrën.
Nga ana tjetër Partizani konfirmohet në “Europa League”, së bashku me Laçin dhe Luftëtarin, ndërsa Kukësi do të luajë në “Champions League”. /vipsport/