Autoritetet e futbollit europian do të diskutojnë që të mbyllin të gjitha aktivitetet sportive deri në muajin shtator.
Premier League thuhet se po e mendon seriozisht vazhdimin e sezonit në muajin shtator, ndërsa ka pezulluar të gjitha ndeshjet deri më 4 prill.
Shtëpia e futbollit europian duke se do t’i ndjekë hapat e njëjtë dhe do të pezullojë këtë sezon të Ligës së Kampionëve dhe atë të Europa Leagues deri në muajin shtator.
Gjendja nga coronavirusi sa shkon e rëndohet, sidomos në Itali e që autoritetet e futbollit nuk duan të rrezikojnë më shumë.
Ideja që ngjarjet sportive të rikthehen në fillim të muajit prill, po cilësohen si qesharake dhe jo serioze, bazuar në ngjarjet e fundit që po kalon bota shkaku i pandemisë.
Vendimi përfundimtar do të merret më 17 mars në Nion të Zvivrës, ku 55 drejtuesit e federatave të shteteve bashkë me krerët e UEFA-s do të japin përgjigjen përfundimtare rreth fatit të EURO 2020, Champions Leagues dhe Europa Leagues./syri/