UEFA është duke shqyrtuar mundësinë e përfshirjes së kombëtareve nga Konfederata të tjera, kryesisht nga Amerika e Jugut dhe “Conmebol”, duke filluar nga shtatori i vitit 2018. Kështu, kompeticioni i ri i ekipeve kombëtare do të bëhet një “’Mini Botëror”, në konkurrimin të drejtpërdrejtë me Kupën e Botës, që organizohet një herë në katër vite prej FIFA-s. Nga ana e saj, FIFA, ka raportuar prej më shumë se një viti se do të nisë Botërorin e Klubeve, që do të zërë vendin e Kupës së Konfederatave.
Pra, UEFA krijon një garë, që do të mbahet nga FIFA, dhe anasjelltas. Rastësi? Gjithashtu, nuk ka marrëveshje të fortë për përfshirjen e VAR, i cili dëshirohet me çdo kusht në Kupën e Botës nga Gianni Infantino, presidenti i FIFA-s. UEFA, për momentin, vazhdon me gjyqtarët e saj, ndërsa teknologjinë e golit e ka aplikuar tashmë në Ligën e Kampionëve. UEFA duket më shumë në favor të testimit të mëtejshëm të VAR-it, ndaj nuk do të ketë një nxitim të tillë. Jo se nuk ka tension në mes, por Gianni Infantino, president i FIFA-s, dhe Alexander Ceferi.
Liga e Kombeve – Nga ana tjetër, FIFA sheh me skepticizëm dhe e shqetëson drafti i Ligës së Kombeve. Presidenti i “Conmebol”, Alejandro Domínguez, është shumë i interesuar për këtë projekt dhe e mbështet plotësisht. Nuk është një shaka. A mund të imagjinoni një turne, për shembull, me Spanjën, Gjermaninë, Francën, Italinë, Argjentinën, Brazilin, Nigerinë dhe Japoninë?
Do të kishte një fuqi të madhe në tregun e të drejtave televizive dhe do të ishte një konkurs i qartë për një Kupë Botërore, që në vitin 2026 do të jetë aplikuar për 42 kombëtare. E ardhmja e menjëhershme e marrëdhënieve mes FIFA-s dhe UEFA-s kalon nëpër një balancë të interesave. Këto marrëdhënie, siç rrëfeu në Moskë, para shortit për Kupën e Botës, Gianni Infantino, në mes tij dhe Alexander Ceferin janë të përzemërta. Por, secili po mbron interesat e agjencive të tyre përkatëse. Dhe deri më tani, në rastin e stacioneve të UEFA-s (Lidhja e Kombeve, që transformohet në një “Mini Botëror), dhe Botërorit të ri të Klubeve, të FIFA-s, ka interesa kontradiktore. Ne do të duhet të shohim se si do të evoluojnë ngjarjet.n, president i UEFA-s, kanë nevojë për t’i parë gjërat paraprakisht, sepse kërkojnë zgjidhje të përbashkëta.
Ndoshta fërkimi i parë mes FIFA-s dhe UEFA-s erdhi nga “Mundialito”, Botërori i Klubeve, të cilin qeveria botërore e futbollit dëshiron ta organizojë që nga viti 2021 në vend të Kupës së Konfederatave.
Një turne prej 24 pjesëmarrësish (të ndarë në tetë grupe me nga tre skuadra), me një duzinë ekipesh nga kampionatet më të rëndësishme europiane. Shqetësimet e UEFA-s janë në kohën e festimit të Kupës së Botës për Klub, në mes të qershorit, edhe pse jo të gjitha skuadrat e mëdha europiane do të bien dakord. Sigurisht, ekziston frika logjike që nga pikëpamja, edhe ekonomike, ky turne i ri mund të bëhet një konkurs për mbretëreshën e tanishme të garave të klubeve në Ligën e Kampionëve. Përveç kësaj, kohët e fundit, “Conmebol” po kërkon një numër më të lartë të ekipeve nga Konfederata e saj në konkursin e ri. Eshtë hedhur si ide mundësia e të luajturit të një “play off”-i me një ekip nga Oqeania, në stilin e asaj që ndodh në Kupën e Botës./telesport.al