UEFA ka bërë publike në portalin e saj listën e golashënuesve më të mirë për vitin 2017. Kjo listë bëhet publike në mënyrë të përvitshme nga UEFA, për të bërë bilancin e një viti futbollistik. Kristiano Ronaldo është rikthyer të kryesojë këtë renditje. Ylli portugez ka arritur të shënojë 27 gola, nga të cilat 19 në “Champions League”, ndërsa 8 kanë ardhur me fanellën e Portugalisë. Megjithatë pozita më e rëndësishme për shqiptarët, është vendi i dytë.
Menjëherë pas Kristiano Ronaldos, vjen sulmuesi shqiptar i “Futsallit”, Halim Selmanaj. Ai ka arritur të shënoj 12 gola për Kupën e UEFA-s në me ekipin e tij, por gjithashtu ka realizuar dhe 9 gola për Shqipërinë në “Futsall”. /vipsport.al/