Shëndeti para se gjithash. UEFA ka menduar një zgjidhje mjaft të mirë për futbollistët që duhet të luajnë në Europa League dhe Champions.

Sipas së përditshmes spanjolle “Marca” organi kryesor drejtues i futbollist evropian “së shpejti do të miratojë edhe zëvendësimin e katërt në të gjitha ndeshjet”.

Arsyeja? Futbollistët janë të detyruar të luajnë me ekipin e tyre në shumë ndeshje dhe ngarkesa është e papërballueshme për ta.

Si rrjedhojë kur dëmtohet njëri prej tyre, trajneri është i detyruar të kryejë zëvendësim të padëshiruar.

Siç raporton e përditshmja spanjolle, UEFA pas një studimi të kryer për këtë rast është e vendosur të paraqesë këtë ndryshim shumë shpejt. /EDS/