Asnjë marrëveshje! Nga Nion vjen një tjetër lajm i keq për Milan. UEFA i ka thënë “jo” marrëveshjes mes palëve për të arritur normat e “fair play” financiar në sezonin e ardhshëm.
Plani i paraqitur nga Fassone nuk ka bindur drejtuesit e UEFA, që edhe në dhjetorin e kaluar nuk kishin qenë dakord me strategjinë e kuqezinjve.
Tani dënimi për Milan do të vijë para fundit të 15 qershorit dhe komisioni përkatës i qeverisë drejtuese të futbollit europian.
Milan rrezikon paralajmërimin dhe një gjobë, në rastin më të mirë të mundësive, por mund të ketë edhe një bllokim të merkatos dhe në rastin më të keq, përjashtimin nga Europa League, të cilën skuadra e Gattuso e arriti në saj të vendit të gjashtë në Serie A.
Vendimin përfundimtar do ta marrin pesë gjykatësit në mbledhjen e 15 qershorit.
UEFA nuk pranoi paktin e Milan, nisur edhe nga fakti që pronari Li Yonghong nuk pagoi këstin e radhës për blerjen e klubit.
Për krerët në Nion, mbulimi që ka bërë fondi “Elliot” nuk garanton vazhdimësinë financiare të klubit dhe si rrjedhojë projektin sportive.
Situata është përkeqësuar edhe nga mungesa e të ardhurave nga tregu kinez, që ishin parashikuar nga Milan në fund të vitit të kaluar.
Nëse Milan do të përjashtohet nga Europa League do të zëvendësohet në këtë veprimtari nga Fiorentina./telesport/