Vendimi përfundimtar i UEFA-s në lidhje me çështjen “PAOK” sa i takon reklamimit të bërë nga ekipi i futbollit të femrave të Vllaznisë, do të merret më 21 shtator.Ky është njoftimi zyrtar që i ka mbërritur pasditen e djeshme drejtuesve shkodranë përmes një emaili nga ana e institucionit të futbollit europian. Bashkë me të, i kanë mbërritur edhe të gjithë relacionet e mbledhura për këtë çështje dhe që do t’i bëhen të ditura trupës gjykuese pas tre ditësh.
Në të është i përfshirë edhe relacioni prej 9 faqesh i një inspektori të UEFA-s, i ngarkuar me këtë çështje. Nga ajo që mësohet nga ky relacion, bëhet e ditur se inspektori e ka quajtur mashtrim fshehjen e çështjes nga drejtuesit e ekipit grek të cilët për asnjë moment nuk i kanë dorëzuar pasaportën e lojtares për të cilën bëhet fjalë apo dhe atë fizikisht tek delegati i UEFA-s por me justifikime të ndryshme janë munduar ta kalojnë këtë çështje, duke shkelur në këtë mënyrë të gjitha rregulloret e këtij institucioni. Më 21 shtator pritet vendimi dhe Vllaznia femra sigurisht që pret dënimin e PAOK në mënyrë që të jetë ajo skuadra e cila do të vazhdojë rrugëtimin në Champions League Women teksa në fillim të tetorit do të ndeshet me Spartën e Pragës.
© shkodrasport.com