Champions League është mbyllur para një jave me Bajernin që triumfoi në finale ndaj PSG, ndërsa tashmë UEFA ka publikuar listën me 23 lojtarët më të mirë të kompeticionit. Ajo që bie në sy nga kjo listë është fakti se në të është përjashtuar pesë herë fituesi i Topit të Artë, Kristiano Ronaldo.

Portugezi, edhe pse ishte protagonist me Juventusin duke shënuar dy gola në fazën e 1/8-tave, sërish nuk ia doli të shkonte përtej kësaj faze duke u eliminuar me bardhezinjtë nga Lioni. Kështu, UEFA nuk e ka vlerësuar duke e lënë jashtë.

Ndërkohë, futbollisti i vetëm që mban “lart flamurin” e Serisë A është sulmuesi i Atalantës, Alehandro “Papu” Gomez, i cili ishte një nga më të rëndësishmit në këtë rrugëtim fantastik të bergamaskëve. Sakaq, i pritshëm dominimi i Bajern Mynih që prezantohet në listë me nëntë futbollistë. /VipSport/

Portiere: Manuel Neuer (Bayern), Jan Oblak (Atletico), Anthony Lopes (Lione)

Mbrojtesa: Alphonso Davies (Bayern), Joshua Kimmich (Bayern), Virgil van Dijk (Liverpool), Dayot Upamecano (Lipsia), Angeliño (Lipsia), David Alaba (Bayern).

Mesfushore: Thiago (Bayern), Kevin De Bruyne (Man. City), Houssem Aouar (Lione), Leon Goretzka (Bayern), Marcel Sabitzer (Lipsia), Marquinhos (Psg), Alejandro Gómez (Atalanta), Thomas Müller (Bayern).

Sulmuesa: Serge Gnabry (Bayern), Robert Lewandowski (Bayern), Kylian Mbappé (Psg), Neymar (Psg), Lionel Messi (Barcellona), Raheem Sterling (Man. City).