Futbollistja e Vllaznisë Uendi Muja ka treguar klasin e saj të lartë dhe i ka dhuruar fitoren kombëtares U-19 të Shqipërisë në miqësoren e sotme ndaj Bosnjës. Ajo ka shënuar të dy golat në ndeshjen që përfundoi me rezultatin 2-0 për vajzat tona.
Interesant është fakti se 18 vjeçarja shkodrane është kthyer në orën 05.00 të mëngjesit të sotëm pas një udhëtimi të gjatë nga Bosnja ku ka qenë pjesë e Vllaznisë në ndeshjet e Ligës së Kampioneve dhe pa pushuar fare është nisur drejt kryeqytetit për t’u bënë në dispozicion të trajnerit Nevil Dede për ndeshjen ndaj boshnjakeve dhe ajo e ka nderuar atë. Në pjesën e dytë të takimit ajo zgjidhi gjithçka, me dy gola të bukur, i dyti me goditje dënimi. Pas dy ditësh do të luhet sërish, po në Kamzë, por në orën 10:00 paradite.
© shkodrasport.com