Uendi Vecaj ishte një nga lojtarët më premtues që pati Teuta në edicionin e shkuar, e madje shkodrani ka luajtur edhe si titullarë. Vercaj luan në disa role, ndërsa ai ka qenë i huazuar në Durrës nga radhët e skuadrës së njohur kroate, Dinamo e Zagrebit.
Por, shkodranit 22-vjeçar i ka përfunduar kontrata me kroatët dhe tashmë ai do të luajë në Superiore dhe sërish me Teutën e Durrës. Madje kontrata e tij do të jetë për 3 sezone.
Drejtuesit durrsak e shohin shkodranin si një lojtar me perspektivë dhe mjaft punëtor, i cili pritet që të ketë hapësira edhe në sezonin e ardhshëm në radhët e durrsakëve që do të luftojnë për objektiva madhore dhe fitimin trofeve të rëndësishëm./vipsport/