Në limitet e merkatos së verës, mesfushori sulmues i Vllaznisë Uendi Vecaj firmosi për Dinamon e Zagrebit. Një lëvizje disi e befasishme për opinionin sportiv por jo për kroatët. Ata e kishin parë në stërvitje për një periudhë 10 ditore dhe kishi vlerësuar aftësitë e tij teknike. Për këtë arsye, e morën në rradhët e tyre teksa 20 vjeçari për momentin luan me ekipin B të klubit të njohur kroat.

Ndërkohë si për të ilustruar më mirë aftësitë e këtij lojtari, “Shkodra Sport” publikon këtë video të Vecajt tre vite më parë kur ai ishte pjesë e ekipit Vllaznia U-17. Kemi të bëjmë me një ndeshje të luajtur në kryeqytet ndaj Tiranës dhe shikoni çfarë i bën shkodrani mbrojtësit bardheblu. Jo më kot, Dinamo Zabreg e ka bërë pjesë të vetën.

© shkodrasport.com

[iframe width=”560″ height=”315″ src=”https://www.youtube.com/embed/z2b3aiSQmkQ” frameborder=”0″ allowfullscreen ]