Nga Kavaja ditet e fundit jane publikuar lajme ne lidhje me skuadren e sezonit te ardhshem dhe gazetaret kane konfirmuar faktin qe ne stervitje ka munguar mesfushori shkodran Uheid Hoxha qe sipas tyre e ka nderprere kontraten me Besen.
Nje gje te tille e ka konfirmuar edhe vete lojtari ne nje prononcim te shkurter dhene per “SHKODRA SPORT” kur eshte shprehur: “Po eshte e vertete qe jam larguar nga Besa. Kontrata ime me kete skuader eshte nderprere tashme sepse ka patur nje pike ne te ku thuhej se nese nuk do te ngjitej ne Superliga, une isha i lire te largohesha dhe keshtu kam bere”.
Nderkohe zerat e fundit thone per nje levizje te ketij lojtari drejt Turqise. Megjithate 20 vjeçari as nuk e ka pohuar dhe as mohuar teksa ka thene: “Per te ardhmen time po negocion menaxheri dhe akoma nuk e kam vendos 100 per qind se ku do te luaje ne sezonin e ri”.
I pyetur nderkohe nese deshiron nje rikthim tek Vllaznia, lojtari i rritur tek Akademia e saj, nuk ka pelqyer te thote asgje, duke lene hapur pse mundesine e veshjes serish te fanelles kuqeblu.
www.shkodrasport.com