Egnatia fitoi në transfertën e Vllaznisë me rezultatin 0-2. Pas ndeshjes foli mesfushori i rrogozhinasve, Ujka.
Lojtari i Egnatias deklaroi:
“Më shumë më ndihmon fitorja e ekipit dhe performanca, ajo më nxjerr në pah. Ujka gjendet më mirë në formacion, pastaj ku luaj nuk ka rëndësi për mua.
Në performancat e mia ka të bëjë se ekipi më ka pritur mirë dhe jam ambientuar, si brenda fushe dhe jashtë. Aleksin nuk e konkurron asnjë(qesh).
Sipas mendimit tim nuk ndikoi largimi i Fernandos, është automatike, kur ke shënuar dhe ekipi tjetër kërkon të shënojë, kështu kthehesh prapa. Çdo lojtar njësoj, nuk ka lidhje Fernando”, u shpreh Ujka për RTSH.