Portieri i përfaqësueses së Kosovës, Samir Ujkani, do të vazhdojë të jetë pjesë e Empolit të paktën dhe për një sezon.
Kjo është ajo që raporton “Tuttosport”, që thekson se pasi e mbylli me klubin nga Tuskana në korrik të 2022, vendosi që të firmoste sërish dhe një kontratë tjetër po me të njëjtin klub.
Ai do të jetë portier i dytë i Empolit, me 34-vjeçari që shihet si zëvendësuesi i Vikarios, njësoj si në sezonin e shkuar.