Kriza ekonomike që po shkakton dhe do të shkaktojë koronavirusi është e madhe. Shumë klube të futbollit po marrin masa dhe kanë filluar t’u kërkojnë futbollistëve të pranojnë uljet e rrogave. Problem mbeten edhe klubet e vogla, aty ku është edhe më e vështirë për të mbijetuar financiarisht.
FIFA po merr masa në këtë aspekt. Marca raporton se përfaqësues të qeverisë botërore të futbollit kanë diskutuar gjatë ditës së sotme.
Çdo futbollisti do i propozohet heqja dorë nga 50% e rrogës, që është e para dhe më e rëndësishmja.
Lojtarëve të cilëve u përfundon kontrata me 30 qershor do të vijojnë të luajnë me skuadrat ku janë deri në një njoftim të dytë dhe asnjë klub nuk mund të ndërpresë kontratat me ta.
Merkato e verës do të zgjasë më shumë (rreth katër muaj) dhe kontratat e reja do të fillojnë me fillimin e sezonit të ri. /abcnews/