Derbi Tirana-Partizani është shansi i fundit për trajnerin e të kuqve, Franco Lerda që të mund të shpëtojë stolin.

Forma e dobët e Partizanit, me 2 humbje, 1 barazim dhe 2 fitore ka bërë që klubi të marrë një vendim në lidhje me të ardhmen e trajnerit. Ultimatumi u zbulua nga kamerat e

A2 CNN në mbedhjen e Federatës Shqiptare të Futbollit, me Presidentin e të kuqve, Gazmend Demi, i cili në bisedë e sipër me dy homologët Pashk Laska të klubit të Laçit dhe administratorin e Flamurtarit, Sinan Idrizi, thekson se do ta shkarkojë trajnerin Lerda në rast humbeje në derbi.

Sikur të mos mjaftonte ecuria negative apo distancana në renditje, derbi këtë herë vjen ndryshe, me presionin që është totalisht në kampin e kuq.