“Në radhët e Veleçikut ka lojtarë dembelë e gjoja me emër. Duhet të largohen vetë nga Veleçiku, pasi për ta nuk ka vend këtu”, kështu ka deklaruar për “Panorama Sport” drejtori sportiv Nuri Rexha.
Nga e hëna, situatat te koplikasit kanë ndryshuar. Stafi drejtues është mbledhur dhe ka vendosur masa të rrepta për çdo futbollist që nuk angazhohet në seancat stërvitore të javës.
Dhe këtë “ultimatum” drejtori sportiv i koplikasve e ka dhënë edhe para ekipit, teksa ka thënë: “Asnjë tolerancë për titullarët. Garë e ndershme në fushën e lojës dhe dhënia e maksimumit do të jenë kusht për secilin që pretendon formacionin.
Në të kundërt, kontratat dhe pagat e futbollistëve do të rishihen. Pjesë e formacionit do të jetë vetëm ai që e meriton aktivizimin”. Veleçiku nderkohe neser do te kete nje ndeshje shume te rendesishme teksa do te prese ne “Reshit Rusi” ekipin e Erzenit.