Aventura e ish-trajnerit të Inter, Andrea Stramaccioni tek Sparta Prague nuk nisi mirë dhe ndoshta është drejt fundit. Tifozët e kanë vënë në shënjestër menjëherë teknikun italian që nuk ishte në gjendje të ndryshonte ecurinë e skuadrës dhe tani e gjen veten në vendin e pestë në kampionat pasi u eliminua nga kupa e ligës.

Të premten pasdite, protesta arriti kulmin: pas flamurit në shtator, “Mirupafshim” ishte mesazhi i ultrasve të Spartës i stampuar në një fanellë dhe, që ishte veshur nga një grup prej 10 vetash, që morën pjesë në kampin e stërvitjes së ekipit.Por jo vetëm. Sepse së bashku me fanellën, një biletë avioni me destinacion Italinë, ishte gjithashtu ironia e mbështetësve të Sparta.