Ultrasit e Malmo nuk kanë ndërmend ta falin ish-futbollistin e tyre, Zllatan Ibrahimoviç. Suedezi vendosi që veç futbollit, të nisë edhe një rrugë tjetër. Para pak kohëve, sulmuesi deklaroi se kishte blerë 50% të aksioneve të klubit Hamarbi në Suedi.
Kjo është marrë si tradhti nga tifozët e Malmos, të cilët inatin kanë vendosur t’ia nxjerrin statujës së Ibrës, e vendosur para stadiumit të qytetit. Statuja është djegur, ndërsa janë bërë përpjekje t’i prerë këmbët, megjithatë ajo ka qëndruar.
Së fundmi, tifozët e Malmo kanë ndërmarrë një tjetër veprim dhe statuja tashmë ka mbetur pa hundë. Ultrasit ia kanë prerë hundën duke shëmtuar figurën e Ibrës, i cili me siguri nuk e ka pritur këtë trajtim nga tifozët e tij. /Vipsport/