Tomori ka humbur 9 pikë për një javë, pra, aq pikë sa Turbina e Cërrikut që është në vend të fundit në Grupin B nuk i ka marrë, apo aq sa Vorë që ka 9 pikë kur kanë kaluar 5 muaj kampionat! Në fakt të vjen vërtetë keq kur bëhet fjalë për një skuadër me shumë histori si beratasit që kanë sakrifikuar 6 pikë me mosvajtien e tyre në Ballsh fundjavën e shkuar, pasi kanë humbur ndeshjen 0-3 në “tavolinë”, por iu janë zbritur edhe 3 pikë nga klasifikimi, të cilat do t’i “qajnë” shumë…!
Praktikisht beratasit do të luftojnë për mbijetesën dhe Elbasani “kërcënon” jo pak, po ashtu përfiton edhe Turbina nga përgjysmimi i pikëve! Çfarë do të thonë këta drejtues në berat nëse skuadra bie nga kategoria e parë në fund të sezonit?!
Klubi beratas ka pasur edhe një reagim, ku vazhdojnë që të bëjnë ironi, jo vetëm me FSHF-në, por edhe me Apoloninë… Ja dhe reagimi i beratasve pak minuta më parë në “Facebook”: “Futboll Klub Tomori | Opinioni ynë
Vendimet e Komisionit të Disiplinës (sot) treguan dy standarde kur hidhen shishe me uji në fushën e lojës. TURP!!! Pse vetëm ne si të njerkës?!
VENDIMI!
Ishim në dijeni për atë çfarë përcakton rregullorja në rastë se një ekip nuk paraqitet në njërën prej ndeshjeve të kampionatit. Ndaj, lajmi për humbjen në tavolinë 0-3 dhe zbritjen e 3 pikëve nga klasifikimi nuk përbënë diçka të re për klubin tonë.
Ne i treguam FSHF-së që jemi të gatshëm të sakrifikojmë 9 pikë, por jo të na i rrëmbeni ato me “hajdutëri”. Kemi një skuadër që nuk tundohet nga asnjë prej ekipeve elitare, dhe jo më…Apolonisë 😂 Na duhen vetëm 3 minuta për të mposhtur Apoloninë, qoftë në Berat, ashtu edhe në Fier.
RIKTHEHEMI NË FUSHË
Tomori do të rikthehet këtë fundjavë në fushën e blertë ndaj KF Elbasani, ku këtë herë jemi më të uritur se kurrë për të treguar më të mirën në fushën e lojës. Skuadra po përgatitet intensivisht dhe atmosfera është pozitive. Nuk na poshtërojnë dot disa pseudo-zyrtarë, arbitra apo edhe serbët bardhejeshil.
MIQËSORJA
Është mbyllur me fitoren e ballshiotëve 4-0 ndeshja miqësore ndaj Bylisit. Kjo ndeshje u zhvillua në kuadër të ndeshjes së kontrollit./vipsport/