Manchester United është gati të paguajë klauzolën e lirimit të mbrojtësit të majtë të Napolit e cila është 60 milionë euro, sipas raporteve në Itali. Lojtari i përfaqësueses algjeriane nënshkroi një kontratë të re me Napolin vetëm muajin e fundit, por ka një klauzolë lirimi në kontratën e tij e cila është e vlefshme vetëm për klubet jashtë Italisë.Sipas Rai Sport, Djajtë e Kuq e kanë bërë të qartë se janë gati të paguajnë shumën, e cila do t’i lejonte të negocionin me Ghoulam.

Kjo është arsyeja pse Napoli ka filluar kontaktet me Alejandro Grimaldo i cili aktualisht luan te Benfica.

 

Gjithsesi, të dyja operacionet mund të ndodhin në fund të sezonit, pasi United sapo ka shpenzuar një shumë të madhe parash për të sjellë në Old Trafford Alexis Sanchez.Edhe Napoli nuk do të ishte gati të hiqte dorë nga lojtari në mes të sezonit, por do ta lejonte të largohej në verë pasi do të kishte më shumë kohë për të gjetur një zëvendësues të denjë./telesport/