Mançester Junajtid nuk po zhvillon një sezon të mirë dhe trajneri Erik Ten Hag do të kërkojë përforcime në merkaton e janarit.
Emri që po qarkullon së fundmi është ai i Ederson, mesfushorit të Atalantës. Braziliani shihet si një alternativë për Kasemiron apo edhe për Mejson Maunt që kanë shfaqur probleme fizike.
“Djajtë e Kuq” kërkojnë ta huazojnë 24-vjeçarin, ndërsa nga ana tjetër, kanë nisur edhe negociatata e para me agjentin e lojtarit.
Ndërkohë, ende nuk ka kontakt mes dy klubeve, por sipas asaj që raporton “Goal”, në ditët e ardhshme kjo ide mund të shndërrohet në një plan konkret dhe të nisin bisedimet mes anglezëve dhe italianëve.