Gjatë muajve të fundit Antonio Conte e kërkoi disa herë për ta marrë te Chelsea si përforcim, por nuk ia doli dot.
Ndërsa tani, në gjurmët e Alex Sandro, anësorit të majtë të Juventusit, është vënë në ndjekje skuadra e Manchester United.
Sipas të përditshmes britanike “The Mirror”, trajneri Jose Mourinho do të hidhet në sulm verën e ardhshme për ta sjellë në “Old Trafford” brazilianin, duke lënë të lirë mbrojtësin italian Matteo Darmian, që do të rikthehej në Serinë A, për të luajtur me bardhezinjtë.
27-vjeçari Alex Sandro erdhi 3 sezone më parë nga Porto, me Juventusin që pagoi 22 milionë euro për ta marrë, duke rezultuar si një nga mbrojtësit më të mirë në Europë.
Ndaj dhe Mourinho e konsideron si blerjen e duhur, duke qenë se Ashley Young nuk është konstant në paraqitjet e tij.
Tashmë Sandro mund të kushtojë rreth 70 milionë stërlina, një shumë që mund të ulet nëse në marrëveshje hyn edhe Darmian, ndërkohë që United është agti ta paguajë 145 mijë stërlina në javë.