Neymar mund të jetë një nga protagonistët e merkatos së verës. Sulmuesi brazilian ka kaluar një sezon të vështirë me PSG, i kushtëzuar nga disa dëmtime.
Edhe për këtë arsye qëndrimi i tij në Francë nuk është edhe aq i sigurt pavarësisht kontratës së pasur deri në vitin 2025.
Zërat për të ardhmen e tij po shtohen në javët e fundit dhe tani ka filluar të flitet për një transferim të mundshëm te Manchester United.
Sipas L’Equipe, ish-ylli i Barcelona-s duket se është më i hapur në krahasim me javët e kaluara para idesë për t’u larguar nga Parisi në fundin e këtij sezoni dhe po merr në kosdieratë çdo hipotezë.
Sipas së përditshmes franceze, avantazhi i madh i Djajve të Kuq mund të jetë Casemiro, mesfushor i klubit anglez dhe bashkëkombës i Neymar-it.
Në fakt, duket se Casemiro ka një rol të rëndësishëm në negociata dhe po mundohet ta bindë O’Ney të pranojë sfidën angleze. Do të shohim nëse “menaxheri” Casemiro do të arrijë të ketë sukses.