E përditshmja gjermane “Bild” zbulon atë që mund të jetë bomba e merkatos së verës.
Ekipet e Manchester United dhe PSG janë vënë në garë për të siguruar shërbimet e sulmuesit 24-vjeçar francez Randal Kolo Muani, që luan në Bundesliga me ekipin e Eintraht Frankfurt.
Lojtari ka një kontratë deri në vitin 2027 me ekipin gjerman, por mund të largohet për 70 milionë euro. Madje edhe për më shumë.
Lojtari u dallua edhe në botërorin e fundit në Katar, ku realizoi një nga dy golat në fitoren 2-0 të Francës ndaj Marokut.
Randal Kolo Muani është në sezonin e tij të parë në Gjermani, ku në 23 ndeshje në Bundesliga ka realizuar deri më tani 11 gola. Ekipet e Manchester United dhe PSG kanë kohë që e vëzhgojnë futbollistin, për të cilin janë gati të bëjnë çmendurinë.