Uruguai dhe Brazili janë përballur në çerekfinale të Copa America në një ndeshje që u përcaktuar nga penalltitë.Pasi 90 minutat kanë përfunduar pa gola 0-0, në penallti triumfuan uruguaianët me rezultat 4-2.
Në fakt uruguaianët në 15 minutat e fundit të ndeshjes luajtën me një futbollist më pak, pasi Nandez u përjashtua pasi mori karton të kuq.
Sa i përket penalltive, te Uruguai realizuan katër futbollistë nga pesë sa ekzekutuan si Valverde, Bentacur, De Arrasceta dhe Ugarte, derisa e humbi penalltinë Jose Maria Gimenez.
Ndërkohë te Brazili dy ishin të saktë dhe dy të tjerë jo. Me Eder Militaon dhe Douglas Luiz që dështuan nga 11 metra ndërsa Pereira dhe Martinelli realizuan.
Në gjysmëfinale Uruguai do të takohet me Kolumbinë, derisa gjysmëfinalja tjetër është Argjentinë – Kanada. /Telegrafi/