Nëse talentet e reja shqiptare duan një shembull për të ndjekur në karrierën e tyre futbollistike, ai është Myrto Uzuni. Djaloshi shqiptar deri dy vite më pare luante në Kategorinë Superiore, ndërsa tani do të arrijë të tregojë vlerat e tij në futbollin e elitës, në grupet e Ligës së Kampioneve.
Sulmuesi shqiptar ka shkruar historinë në këtë edicion me fanellën e Ferencvarosh, duke eliminuar disa emra të mëdhenj të futbollit europian dhe duke siguruar praninë në grupet e turneut më të famshëm për klube në botë.
Sot, ai ishte titullar si zakonisht në ndeshjen e kthimit të play-off ndaj norvegjezëve të Molde. Pas rezultatit 3-3 të sfidës së parë, ku ai shënoi një nga golat e ndeshjes, Ferencvarosh mendoi më shumë të administronte këtë rezulatat në ndeshjen e kthimit në shtëpi dhe ia doli që të ruante rrjetën të paprekur.
Kështu, me kualifikimin falë rregullit të golave jashtë fushës, Ferencvarosh kthehet pas më shumë se një dekade përsëri në grupet e Ligës së Kampioneve. Një moment historic për klubin, por sidomos për Uzunin, i cili ka bërë siç duhet çdo hap të karrierës deri tani, duke arritur të realizojë diçka që ndoshta dy vite më pare, kur luante ende në Superiore, shumëkujt mund t’i dukej e pamundur.
Ndeshjet
Ferencvarosh-Molde 0-0 (3-3)
Dinamo Kiev-Gent 3-0 (2-1)
Omonia-Olimpiakos 0-0 (0-2)