Nje nga lojtaret e zbuluar nga Christian Panucci padyshim qe eshte Myrto Uzuni. Nen drejtimin e italianit, futbollisti beratas debutoi por edhe u be titullar ne formacionin kuqezi.
Sot Uzuni ka qene ne konference te shtypit para gazetareve dhe i pyetur ne lidhje me largimin e trajnerit, ai nuk ka patur deshire te flase. Por sakaq, ka folur per ndeshjen e rradhes ndaj Andores per te cilen ka thene:
“Normalisht që ndihem pak keq, por ne luajmë për Shqipërinë dhe respektojmë çdo trajner. Nëse dikush jep në fushë, normalisht që do të luajë. Na kanë thënë që duhet të jemi të përqendruar dhe të punojmë mirë psikologjikisht. E mësuam sot në mëngjes largimin e trajnerit. Nuk dua të flas për këtë temë”, shtoi beratasi, i cili aktivizohet me Lokomotivën e Zagrebit në Kroaci.
Në lidhje me Andorrën, pozicionin në fushë dhe garën për në Europian, Uzuni deklaroi: “Për këtë fanellë unë luaj kudo, nuk ka rëndësi. Te Lokomotiva kam luajtur në krah dhe në majën e sulmit. Andorra? Kemi bërë një prapa hap dje, këtë fitore e kemi detyrim.
Nëse nuk fitojmë, atëherë jemi jashtë gare. Gara për vendin e dytë? Nuk ka mbaruar asgjë, ishte thjesht një ndeshje. E kemi detyrim që tani të fitojmë në Turqi”.