Prej fundit te sezonit te kaluar, ka marre persiper drejtimin e Ades dhe pavaresisht veshtiresive financiare, eshte duke u munduar te beje me te miren me kontigjentin e lojtareve qe ka ne dispozicion.

Vahedin Pepaj po ben punen e trajnerit tek kjo skuader duke patur edhe ndihmen e Etrit Nikes, por nderkohe diten e djeshme ka marre edhe diplomen “Uefa B” qe nis kesisoj rrugetimin e tij ne trajnim.

Karriera e tij ka qene pergjithesisht e mire duke qene lider ne te gjitha ekipet ku ka luajtur, por asaj tashme gradualisht po i vjen fundi dhe ndonese luan serish me ekipin e Ades, Pepaj duket me shume i fokusuar tek trajnimi.

E ka marre me shume deshire kete pune dhe ka ambicje per te vijuar me tej. Diploma e pare e marre diten e djeshme do te jete padyshim edhe pikenisja edhe e nje rrugetimi te gjate dhe me te tjere kualifikime per Vahedin Pepen tashme si trajner.
www.shkodrasport.com