Mesfushori shkodran Armando Vajushi ka zhvilluar një tjetër ndeshje të mirë në kampionatin bullgar duke luajtur në rradhët e Liteksit. Ai ka qenë për 90 minuta në fushë si titullar në takimin e ndeshje që Liteksi ka zhvilluar në transfertë me ekipin Montana dhe ka kontribuar me lojën e mirë në fitoren 3-1. Ndonëse nuk ka shënuar, Vajushi ka qenë protagonist me rastet që ka krijuar dhe paset e dhëna, ndërkohë që në fund të ndeshjes nuk ka qenë me fat sepse një top i gjuajtur prej tij, është larguar mbi vijën e portës nga një mbrojtjës.
Me fitoren e djeshme, Liteksi është ngjitur në kuotën e 14 pikëve duke qenë në vendin e pestë në renditje për momentin por me shpresë se do të ngjitet në javët e ardhshme ngaqë edhe kalendari është i favorshëm. Nëse Vajushi ka luajtur në këtë ndeshje, shkodrani tjetër Hasani ka qenë në pankinë dhe nuk është aktivizuar për asnjë minutë në fushë.
www.shkodrasport.com