Skuadra bullgare e Liteksit, vazhdon serinë e rezultateve pozitive në kampionatin e këtij vendi teksa pasditen e sotme, ajo ka fituar ndaj ekipit Chernomorets Burgas me rezultatin 1-0. Protagonist edhe në këtë ndeshje ka qenë futbollisti shkodran Armando Vajushi që ka qenë një nga më të mirët në fushë. Ai ka dhënë një kontribut shumë të madh në lojë, teksa në një moment madje ka shpëtuar edhe portën e tij nga pësimi i një goli të sigurtë. Ka qenë një takim me lojë të fortë sportive, madje Vajushi në minutën e 40-të është ndëshkuar edhe me karton të verdhë.

Mesfushori shkodran ka qenë për 90 minuta në fushë, në këtë ndeshje shumë të rëndësishme për skuadrën e tij. Goli i fitores ka ardhur pikërisht në minutën e 89-të me anë të Milanov. Me fitoren e sotme, Liteksi është ngjitur në kuotën e 29 pikëve duke kaluar në vendin e tretë në renditje. Para tij janë vetëm Levski i Sofjes me 37 pikë dhe Ludogorets me 38 pikë. Liteksi është brenda objektivave të veta për të zënë një vend për në Kupat e Europës.
www.shkodrasport.com