Futbollisti shkodran Armando Vajushi ka debutuar sot zyrtarisht në ndeshjen e parë me fanellën e Liteksit në Bullgari. Në ndeshjen e parë të fazës së dytë të kampionatit, atë që Liteks ka zhvilluar në shtëpi ndaj ekipit Vidima Rakovski. Liteksi e ka fituar këtë ndeshje me rezultatin e pastër 3-0. Armando Vajushi nuk e ka nisur ndeshjen si titullar por trajneri Stoiçkov e ka futur në lojë në minutën e 72-të.Siç bëhet e ditur nga faqja zyrtare e klubit të Liteksit në internet, në 18 minutat që ka luajtur, mësohet se është paraqitur shumë mirë teksa ka qenë protagonist në shënimin e golit të tretë për skuadrën e tij.
Ai ka depërtuar bukur në krahë, duke shmangur disa lojtarë dhe në fund ka pasur për autorin e të tre golave në këtë takim, brazilianin Marcelo Nikasio që nuk ka hezituar të dërgojë topin në rrjetë.Në këtë mënyrë trajneri Stoiçkov por edhe Vajushi kanë debutuar me fitore përpara 1000 tifozëve që kanë qenë të pranishëm pasditen e sotme në stadiumin e qytetit të Lovechit
www.shkodrasport.com