Futbollisti shkodran Armando Vajushi shfaqet sërish si protagonist me skuadrën e tij Liteks Lovech. Në ndeshjen e luajtur pasditen e sotme dhe të vlefshme për javën e 17-të të kampionatit bullgar, kjo skuadër ka patur përballë Pirin Gotse Dolchev dhe në fund të 90 minutave është fiksuar rezultati 5-1. Pjesa e parë e ndeshjes është mbyllur në shifrat 3-0 dhe autorë të tre golave kanë qenë shqiptarët Vajushi dhe Gjasula. Shkodrani ka shënuar në minutat 4 dhe 7-të ndërsa tiranasi në minutën e 38-të. Në pjesën e dytë ndërkohë ka patur edhe gola të tjerë teksa të pestin e ka shënuar Gjasula nga pika e bardhë e penalltisë në minutën e 74-të. Pas këtij goli ka patur edhe të tjerë për të dy ekipet dhe në fund të 90 nminutave është fiksuar rezultati 6-2.Me dy golat e shënuar sot, Armando Vajushi ka shkuar në numrin 8 të golave gjatë këtij kampionati duke qenë njëkohësisht edhe shënuesi më i mirë i skuadrës megjithatë ende nuk e ka bindur trajnerin e kombëtares sonë De Biazi për ta thërritur në kombëtare.Me fitoren e sotme Liteksi është ngjitur në kuotën e 37 pikëve duke barazuar Ludogorets që ka një ndeshje më pak.
© shkodrasport.com