Mëngjesi i së enjtes i ka gjetur sportdashësit shkodranë me një lajm jo të mirë për ta. Armando Vajushi do të lërë Vllazninë dhe do të luajë në tre vitet e ardhshme për skuadrën Liteks Loveç të Bullgarisë. Lajmi bëhet i ditur nga gazeta “Panorama Sport”, sipas të cilës, vetë lojtari ka qenë mbrëmë në Bullgari i shoqëruar nga babai i tij dhe menaxheri shkodran Uliks Kotrri dhe kanë firmosur kontratën përkatëse me këtë klub, që do ta mbajë atë të lidhur me bullgarët për tre vitet e ardhshme.

Nga kjo kontratë ai do përfitojë 400 mijë euro (nga 130 mijë euro në sezon). Ndërkohë klubi Vllaznia do të përfitojë nga largimi i sulmuesit të saj kryesor shumën e 100 mijë eurove sa ka qenë e nënshkruar në kontratë si dëmshpërblim në rast largimi. Largimi i Vajushit vjen pas atij të Sukajt dhe kjo do të thotë që kuqeblutë duhet ta ndërtojnë sulmin krejtësisht nga e para.