Nata e 2 shkurtit e ka gjetur Armando Vajushin të dashuruar ndoshta si asnjëherë më parë. Bjondi i Shkodrës që zgjodhi Bullgarinë për të nisur karrierën e tij për një moment ka harruar golat e futbollin për t’i kushtuar jo pak vëmendje faqes së facebook. Shkodrani i talentuar është parë të komunikojë me vajza bukuroshe. Vajzat kanë qenë nga lagja që njihet për pjellorinë e gocave të bukura të cilat kanë tërhequr vëmendjen e ish-futbollistit të Vllaznisë. Për disa orë me radhë komentet në rrjetin social në facebook kanë qenë të panumërta. Aty ka patur gjithçka. Ka patur batuta, humor, ironi, sarkazëm dhe shkëmbime komentesh interesante. Duket se Vajushi nuk është bindur nga bukuroshet e Bullgarisë ashtu siç pjestari tjetër i kombëtares, bashkombasi Elis Bakaj dhe akoma mendjen e ka tek femrat shkodrane, duke mos i tradhëtuar ata.

Sulmuesi këmbëshpejtë është shfaqur shumë entuziast me gocat. Edhe pse herë pas here ka hasur pengesa ka ditur të gjejë rrugën e përbashkët me vajzat bukuroshe që nuk kanë kursyer gjumin duke komunikuar me 20 vjeçarin. Në një moment kur njëra kërkon puthje ne statusin e saj në facebook, Vajushi është i gatshëm për ta dhënë atë. E pyesin se si do e japë, franceze, italiane apo ndonjë tjetër të njohur. Këtu ndërhyn dhe thotë që di të puthë edhe siç puthin bullgarët (shpejt ka mësuar) por refuzon të gjitha dhe bën sipas mënyres së tij, puthje kirasjane. Kjo është në fakt lagja ku është rritur dhe ky është një mesazh edhe për vajzat e tjera që puthjet i jep siç e ka mësuar lagja që edhe ajo mbahet për femrat e bukura si dhe prodhimin e futbollistëve. Duket se lagja e gocave ngjason shumë me atë të Vajushit dhe jo më kot ka lindur edhe komunikimi mes tij e vajzave në fjalë. Madje futbollisti ka marrë një ofertë që verën e 2012 ta kalojë në plazhin e Velipojës me gocat tejet simpatike. Në fakt e ka dhënë fjalën se do jetë aty siç thotë vetë për ta “djegur” por kjo pritet për tu parë sepse deri atëherë ndonjë nga bullgaret e bukura mund ta marrosë sulmuesin dhe ndoshta nuk bën ashtu siç thotë tani. Kur i përmendin se ora ka shkuar vonë dhe se duhet të flejë sepse e dëmton duke qenë se është futbollist, tregon se e përballon mirë sepse është mësuar me këtë mënyrë dhe shfaqet edhe si një person me shumë energji. Bjondi vijon të mbetet i këndshëm jo vetëm në fushën e futbollit por edhe jashtë saj. Deri tani sipas burimeve kofidenciale relatat mes tij e sidomos njërës nga vajzat janë shumë të mira, ndërsa me një tjetër gjërat janë më ndryshe. Të shohim se çfarë do të prodhojnë ditët më pas, nëse Vajushi do të vijojë të mbetet personazhi i këndshëm edhe jashtë fushave të lojës duke tërhequr vëmendjen e vajzave të bukura të Shkodrës e më gjërë numri i të cilave nuk është i pakët në listën e miqve në faqen e tij të facebook. Madje në faqen e tij është e publikuar shprehja “njeriu duron , por vjen një ditë që shpërthen” – dhe ndoshta për Vajushin ka ardhur dita për të “shpërthyer”. një nga komentet e tij interesantë është: “unë nuk jam për mbrojtje, vetëm për sulm. Topin në dorë dhe gati për të çarë ndonjë rrjetë” – ironizon shkodrani. Vajushi vijon të mbetet në qendër të vëmendjes. Njihet për natyrën e tij rebele, të thënit e gjërave hapur, pa frikën e presionin e askujt e tashmë i shtohet edhe komunikimi e ndoshta rënia në dashuri me vajzat e bukura duke e kthyer Armandon në një nga futbollistët më simpatikë për të cilën ka çafrë të thuhet edhe jashtë fushës së futbollit. Tashmë të njëjtin sukses që po korr me femrat ia urojmë ta ketë edhe në skuadrën e tij në Bullgari. Ndjenjat, dashuriçkat në facebook dhe humori që përcjell nga aty të ndikojnë pozitivisht tek Vajushi për një paraqitje sa më të mirë e të jetë një indicie e pozitive për shënimin e sa më shumë golave, për të nderuar Shqipërinë, Shkodrën, familjen e miqtë e tij dhe patjetër gocat e bukura me të cilat komunikon.

Senad NIKSHIQI

Armando Vajushi tashme gjithnje e me teper i preferuar nga femra, qofte edhe per te pozuar me te.