Lojtari i Vllaznisë Armando Vajushi përmes faqes së tij zyrtare në rrjetin social “facebook”, ka dhënë edhe arsyet pse vendosi të lërë skuadrën shkodrane për Liteksin e Bullgarisë. Ndër komentet që ka bërë ai, ndër të tjera ka shpjeguar se ka zgjedhur Liteksin ngaqë kështu kanë vepruar më parë edhe futbollistët e tjerë të kombëtares shqiptare si Lala, Skela, Beqaj, Bushi etj duke i ngjitur shkallët e karrierës një e nga një.

Por më pas, kur është ngacmuar nga tifozët madje njëri prej tyre, i ka kujtuar se asnjë futbollist shkodran nuk qëndon më shumë se 4 vjet tek Vllaznia, ikin e kthehen prapë aty se nuk arrijnë të çajnë kund tjetër, sulmuesi shkodran i është përgjigjur: “Unë nuk e kisha lanë kurrë Vllazninë për lekë se unë nuk iku për lekë. Besoj se i kam dhanë provat për këtë. Por ka ardhë momenti me ikë se as këta nuk janë duke i dhanë drejtim punëve dhe as blerje nuk janë duke ba”. Që do të thotë se ai qartësisht ka mbetur i zhgënjyer nga drejtuesit e Vlalznisë të cilët i kishin premtuar rishikim të kontratës e po ashtu, kishin premtuar blerje të fuqishme për të ndërtuar një skuadër të fortë dhe pretendente por në fakt, deri tani nuk po shohim asgjë nga këto. Prandaj dhe Vajushi ka vendosur të ikë tek Liteksi.

www.shkodrasport.com