Armando Vajushi përgenjështron një lajm të publikuar sot në një nga gazetat sportive në të cilat shkruhej se mesfushori shkodran mund të huazohej tek Skënderbeu për ndeshjet e Ligës së Kampioneve. “Po të ishte emri i Vllaznisë aty, edhe mund ta besoja se ishte e vërtetë por mos shkoni deri këtu sa të abuzoni kaq shumë”- shkruan ai në reagimin e bërë në faqen e tij në facebook. Vajushi u transferua në merkaton e janarit tek Chievo Verona dhe ndonëse ende nuk ka gjetur hapësirat e duhura për t’u aktivizuar, ai shpreson që kjo do të ndodhë shpejt. Madje pak ditë më parë edhe vetë drejtori sportiv i klubit italian u pat shprehur në media se sezonin e ardhshëm do të ketë më shumë hapësirë për Vajushin sepse klubi beson tek ai. Në rrethana të tilla, duket qartë se nuk mund të flitet për një huazim të tij tek Skënderbeu për ndeshjet europiane.

© shkodrasport.com