Ka mbërritur paraditen e djeshme në Shkodër për të qëndruar me lejen e drejtuesve të Liteksit vetëm tre ditë dhe menjëherë ka nxituar të marrë vesh se ku bën stërvitje ekipi I Vllaznisë. Armando Vajushi, ish-futbollisti I saj deri para një muaji, ka patur jo pak mall të takojë ish-shokët e tij të skuadrës dhe prandaj ka nxituar të shkonte tek pallati I sportit “Qazim Dervishi” ku kuqeblutë ishin në stërvitje. Lojtari I Liteksit tashmë, nuk do të mungojë madje të jetë present edhe në ndeshjen miqësore që Vllaznia do zhvillojë sot në Velipojë.

Duket qartë se lidhjet e tij me këtë skuadër janë të ngushta, madje herëpashere nuk ka ngurruar të thotë se në qershor do rikthehet te skuadra e tij nëse ajo do ndërtojë një ekip pretendent.

www.shkodrasport.com