Mesfushori shkodran Armando Vajushi është shfaqur sërish protagonist për skuadrën e tij Liteks. Madje në ndeshjen e sotme, ka qenë heroi i saj teksa ka shënuar të dy golat e ndeshjes duke i dhënë fitoren 2-0 Liteksit në transfertën e vështirë me CSKA-në e Sofjes. 21 vjeçari shkodran golin e parë e ka shënuar që në minutën e 6-të të ndeshjes duke i dhënë njëfarë qetësie trajnerit Stoiçkov ndërsa të dytin në minutën e 56-të duke i dhënë qetësinë përfundimtare të fitores.

Me tre pikët e marra sot në këtë transfertë të vështirë, Liteksi është ngjitur në kuotën e 29 pikëve dhe duke ndërruar vendet me CSKA-në teksa skuadra e Vajushit tashmë është ngjitur në vendin e tretë në renditje. Me dy golat e shënuar sot, Vajushi është ngjitur në kuotën e 7 golave duke qenë ndër më të mirët e skuadrës së tij, ndonëse luan si mesfushor. Në fakt, bjondi shkodran e kishte parandjerë se do shënonte. Në profilin e tij në rrjetin social facebook, ai kishte shprehur qartë bindjen se do shënonte (në fakt shënoi dy gola dhe e dyfishoi premtimin) dhe njëkohësisht kishte deklaruar se do t’ia kushtonte këtë gol xhaxhait të tij- Kujtimit të ndarë nga jeta pak kohë më parë. Një dedikim që ia vlen sepse ai ka qenë një nga mbështetësit më të mëdhenj në karrierën e tij. Jo me kot Armandoja ka stampuar edhe nje fanelle te bardhe me foton e tij te cilen e mban edhe gjate ndeshjeve nen fanellen zyrtare me te cilen luan.
www.shkodrasport.com

Vajushi me foton e xhxhait te tij te stampuar ne fanelle