Mesfushori shkodran Armando Vajushi rikthehet të jetë protagonist për skuadrën e tij Liteks. Ai sot ka qenë edhe autor i njërit prej golave që shënuan fitoren e saj 4-2 ndaj Lokomotivës së Sofjes. Shkodrani ka shënuar në minutën e 17-të nga pika e bardhë duke e çuar rezultatin në ato momente në shifrat 2-0. Në këtë mënyrë bjondi 22 vjeçar vazhdon ta thotë fjalën e tij në kampionatin bullgar ndërkohë që ky mund të jetë sezoni i fundit që luan aty madje nuk përjashtohet mundësia që të ikë edhe në janar për në ndonjë kampionat më të fortë. Anëtari i kombëtares shqiptare të futbollit, është një nga pikat më të forta të skuadrës së Liteksit, drejtuesit e së cilës gjithnjë e kanë vlerësuar për lojën e zhvilluar por edhe për golat e shënuar.

© shkodrasport.com