Futbollisti shkodran Armando Vajushi sot ka luajtur 90 minuta të plotë si titullar në formacionin e Liteks në ndeshjen e kampionatit që kjo skuadër ka zhvilluar në transfertë nga Beroe skuadrës së Beroes. Kjo ndeshje është mbyllur në barazim 1-1. Nga sa bëhet e ditur në faqen zyrtare të klubit bullgar pdlitex.com, 20 vjeçari shkodran ka bërë një paraqitje të mirë në këtë takim, duke qenë në dy-tre raste shumë pranë shënimit të golit. Takimi është ndjekur nga 6 mijë tifozë dhe me këtë barazim rregjistrohet një tjetër rezultat pozitiv për Liteksin i cili duhet pranuar se në fazën e dytë të kampionatit është i tjetërsuar pas ardhjes në krye të tij të trajnerit Stoiçkov dhe disa futbollistëve ndër të cilët edhe Vajushi.

Ky i fundit është duke luajtur titullar në dy takimet e fundit dhe me shumë mundësi, duke vazhduar kështu ai nuk do ta lëshojë më formacionin. Pas ndeshjes së sotme, Liteksi është ngjitur në kuotën e 37 pikëve duke mbajtur vendin e pestë por ka të njëjtën kuotë pikësh që ka edhe vendi i katërt që mbahet nga Chernomorets. Nëse skuadra vazhdon në këtë mënyrë, nuk vonon shumë dhe ai mund të shkojë tek vendi i dytë apo i tretë, dy vende që kanë aktualisht nga 42 pikë. Pra vetëm 5 më shumë sesa skuadra e Vajushit. E rëndësishme është që bjondi shkodran po e justifikon me aktivizimin e tij shpenzimin që presidenti Grisha Gançev ka bërë për blerjen e tij në merkaton e janarit.

www.shkodrasport.com